“Poetët e etnisë”, takim me krijuesit që jetojnë jashtë Kosovës- organizohet nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”

Për herë të parë Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës do të organizojë takim me krijuesit që jetojnë, punojnë dhe krijojnë jashtë Kosovës, me sloganin “Poetët e etnisë”.

“Pa dashur të ftojmë secilin me emër dhe mbiemër, ju ftojmë të gjithëve që ndodheni në atdhe, të shihemi në këtë takim, me nga një poezi (ose fragment të shkurtër proze) dhe me nga një gotë me dëshirën ‘Gëzuar’, me idenë që të takohemi përsëri e përsëri”, shkruhet në profilin e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në “Facebook”.

Ora me krijues të diasporës do të mbahet më 25 korrik në orën 11:00 në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë (lagjja Dardania), rr. “Sadik Bekteshi”, afër shkollës “Xhemail Mustafa”.

Ky takim përkrahet nga komuna e Prishtinës dhe Drejtoria e Kulturës e Prishtinës.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”

“Poetët e etnisë” nga diaspora në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”

Për herë të parë, biblioteka “Hivzi Sulejmani” do të organizojë takim me krijuesit që jetojnë, punojnë dhe krijojnë jashtë Kosovës me simbolikën “Poetët e etnisë”; po sepse ju krijoni me dashurinë e pakufishme për atdheun.

Në kryeqytetin e Kosovës, në ajrin ku u janë shfaqur frymëzimet e para, ku i keni botuar në revista krijimet e para, ku e këni përjetuar gëzimin e pamasë për librat e parë, ku i keni lexuar para publikut krijimet tuaja e më pas keni dalur në domonstrata për liri, poezia juaj ka frymuar atëherë e sot – dashuri, liri e atdhe.

Pa dashur të ftojmë secilin me emër dhe mbiemër, ju ftojmë të gjithëve që ndodheni në atdhe që shihemi në këtë takim, me nga një poezi (ose fragment të shkutër proze) dhe nga një gotë me dëshirën: “Gëzuar” me idenë që të takohemi përsëri e përsëri.

Ky takim përkrahet nga Komuna e Prishtinës, dhe Drejtoria për Kulturë e Prishtinës.

Ora me krijues të diasporës mbahet më 25 korrik në orën 11 në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë (Dardani), rr. “Sadik Bekteshi”, afër shkollës “Xhemail Mustafa”.

Ju mirëpresim krijues e lexues!

ObserverKult


Lexo edhe:

NAIME BEQIRAJ ZGJEDHET DREJTORESHË E BIBLIOTEKËS “HIVZI SULEJMANI”