Agim Doçi pëson hemorragji cerebrale, në gjendje kritike për jetën

Poeti dhe tekstshkruesi i shumë këngëve të njohura, Agim Doci, ka pësuar hemorragji cerebrale.

Ai është paraqitur dje në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe është shtruar menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi.

Top Channel ka kontaktuar me mjekët e këtij shërbimi, të cilët thanë se po përpiqen për të ofruar maksimumin, por kompozitori paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore./topchannel

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM DOÇI RECITON GJERGJ FISHTËN: MA ZOR MBLIDHEN DY SHQYPTARË, SE NJI THES PLESHTA… (VIDEO)