Homazh poetik: Aktori Avni Dalipi lexon poezinë “Poeti” të Xhevdet Bajrajt, në kujtim të veprës së tij.
Ju ftojmë ta ndiqni:
Sa herë që binte në gjumë
poeti
një muzë
e lidhte kalin
para derës
dhe i hynte në ëndërr
zbathur
shkelte
si gratë kur e shkelin rrushin
për ta bërë verë
Një ditë prej ditësh
poeti vdiq në gjumë
muza mbeti e bllokuar në ëndërr
zbathur
E morën poetin dhe e varrosën
e mbollën në fushë
Pas një kohe
nga varri i tij
mbiu një hardhi rrushi
nga kokrrat si majat e gjinjve të saj
rridhte verë e bardhë
natyrisht
verë Rahoveci.