Poeti dhe mbledhësi i folklorit shqiptar që vdiq në burgun e komunizmit

Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri përkujtoi Bernardin Palaj, klerik katolik, shkrimtar, mbledhës i folklorit.

Bernardin Palaj lindi në Shkodër më 2 tetor 1894. Mësimet fillore e të mesme i mbaroi në Shkodër, pranë Kolegjit Françeskan.

U konfirmua më 18 maj 1902 në Dioqezën e Shkodrës. Pas gjimnazit, kreu edhe studimet e Liceut, në Salzburg, e në Insbruck, të Austrisë, në drejtimin filozofi-teologji.

Gjatë studimeve ai tregoi një interes të veçantë për studimet shqiptare, si dhe për autorët e huaj që studiuan zakonet, gjuhën, doket shqiptare. Kryesisht e tërhiqnin albanologët gjermanë.

Për disa vjet mësoi shqip e latinisht, në liceun “Illyricum”, pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut. Më 15 prill të vitit 1923, bashkë më vëllezërit Mjeda, Fishtën, Anton Harapin, Prenushin e disa të tjerë, botuan në Shkodër gazetën “Ora e Maleve”. Ka botuar në organet “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Tomori” etj.

Palaj ishte gjithashtu anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare qysh prej 1940. Ndërsa më 1944 rikthehet “famullitar i turbulluar në shpirt” mësohet t’i ketë thënë mikut të tij, Karl Gurakuqit.

U akuzua si agjent dhe bashkëpunëtor i fashizmit. Vdiq në burg, para se të “gjykohej” më 2 dhjetor të vitit 1946. U varros në oborrin e ish-sanatoriumit në Shkodër./ konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MUSA RAMADANI: ERITONË, DERI KUR DO TË MË GËNJESH?

Poezi nga Musa Ramadani

Të pres a të mos pres- kjo është çështja

Aq sa kam jetuar, Eritonë, s’mund të jetoj më
Do të isha më i lumturi njeri në botë
Sikur të më vrisje njëherë me të vërtetën
Që të mos jetoja me gënjeshtra gjithmonë

Të shpresoj a të mos shpresoj – kjo është enigma

Nëse je e pajisur edhe më me fuqi magjistareje
Derisa s’më kanë lënë sytë, veshët e mendja
Pse nuk m’i ngjall të vdekurit akoma pse
Të dashurit e mi që jetojnë veç në kujtesën time

Të jetoj a të vdes – zmadhohet prore pikëpyetja

Më tepër u kam besuar librave sesa njerëzve
Po edhe librat vetë njerëzit do t’i kenë shkruar
Është një kushtëzim tragjik si jeta e vdekja

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult