“Poezi dhe Performancë”/ Teatri i Gjilanit hap dyert për artdashësit në Ditën Botërore të Teatrit

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në ngjarjen “Poezi dhe Performancë” që do të mbahet për nder të Ditës Botërore të Teatrit.

Duke interpretuar në skenë, ky event u ofron mundësinë qytetarëve të Gjilanit të shprehin veten përmes fjalës dhe performancës.

Qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë event mund të dërgojnë një mesazh interesimi në faqen zyrtare Facebook ose Instagram, duke dërguar poezi të shkruara vetë ose poezi të interpretuara nga autorë të njohur.

“Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë që poezia që do të interpretojnë të jetë brenda një kohe të arsyeshme performancë (rreth 3-5 minuta)”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se pjesëmarrësit mund të presin çmime për performancat më të fuqishme dhe kreative.

Ndryshe, eventi do ta mbahet më 27 mars 2025, me fillim nga ora 20:00 në ambientet e teatrit të qytetit. 

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI: REXHEP QOSJA, KOLOS I LETËRSISË SHQIPE