Vasha e ëndërruar
Shtëpia jote thellë kopshtit futur
Si tempull ëndrrash hesht e mjegulluar
Dhe unë i dashuruar murit strukur
Vështroj ballkonin tënd me dritë shuar.
Pastaj me ankth nga kopshti të hedh gjethe
Si një kusar kaçubeve i fshehur
Dhe pres një çast përhumbur si ndër ethe
Të nxjerrësh kryet mundësisht pa krehur.
Mbi tempull kaltëron kjo natë e vakët
Dhe yjet shushurijnë si burime…
Ah, shpresën sigurisht e kam të pakët
Të zbresësh e të bëhesh gruaja ime…
1961
ObserverKult
————————–
Lexo edhe:
LLAZI SËRBO, AKTORI QË PARA SE TË NDAHEJ NGA JETA E SHKROI KËTË GJË