Me varg në shpirt m’çeli pranvera.
Desha t’jetoj gjithmonë i neshtë.
Më bëhet se do të vajtoj përhera,
Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.
Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?
Që bashk t’shkrihemi kështu t’nemitur,
Mos jemi të mjerë në krijatyrë?
Po ëndrrove me këngë të rritesh,
Dhe ajo jetës përpara t’i flasë.
E di. Me dëngë plot do t’goditësh.
E ngado të endesh veç do të vrasë.
A thua Zoti i madh diti të gjykojë
Që njomakët të kalben shi në vrug.
Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
N’zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?
I ngopur me të vërtetën në gji,
Vëllau im dole n’mesin me erë.
Mbi fytyrën e re t’ra nji vel i zi –
T’nxuer e t’futi n`kuvli përherë.
O kujt t’i falem n’këtë orë t’vështirë,
Kujt t’ia kërkoj hijen e njomsisë?
Pa frikë. Prore do t’jetë djellamirë –
Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.
Dua të iki fushës e malit-
Jetën e shof si grusht t’rëndë.
Jo, s’dua të iki. Dua si shpirt djalli
Të ngjitem së bashku në vend.
Bën që për vargjet e mia t’përvëlimit,
Të më quajnë edhe njeri fare t’prishtë.
Po heret i vranë sytë e shtrembërimit,
Se e flas t’vërtetën e kam çiltërisht.
Por nji ditë të dihet se zemra e poetit,
N’dimër a n’verë s’di të ngurrë
Dhe kur e ndjen valën rreth vetit –
Qan e qesh nuk qetësohet kurr.
(Cerrcë 1960)
*Titulli i origjinalit: “Poezi“
ObserverKult
Lexo edhe:
IBRAHIM RUGOVA- FIGURË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL
Ibrahim Rugova, Primus inter pares
Nga Nysret Krasniqi
Ibrahim Rugova e nisi veprimin politik si refuzim ndaj pushtetit serb duke dalë hapur kundër strategjive negative, të cilat, mbi bazë të mizorive historike ndaj shqiptarëve, po projektoheshin për të vazhduar mbi shqiptarët në Kosovë në një kohë të re, por me neuroza mesjetare.
Ibrahim Rugova po bëhej kryetar i LDK-së plotësisht i vetëdijshëm për udhën që e priste, prandaj janë hileqarë e zemërngushtë ata që mendojnë se njeriu që njihte kulturën identitare të Kosovës dhe mallin e saj për liri, po kapërcente rastësisht nga krizat kulturore në krizën politike…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU