“Ca pika shiu ranë mbi qelq”, poezinë e Ismail Kadaresë e interpreton Mirush Kabashi

Ismail Kadare: Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

ismail kadare doruntinën
Ismail Kadare

Lexo edhe:

MIRUSH KABASHI RRËFEN VËSHIRËSITË E JETËS… TREGON EDHE “FAJTORIN” QË “E DETYROI” TË MERRET ME AKTRIM

Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…

Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha. Madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë kohë më parë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, Kabashi rrëfeu momentet kyçe në aspektin familjar dhe profesional që kanë shënjuar rrugëtimin e tij artistik.

Në kohën e rinisë së hershme, Kabashi shprehet se ka dashur që të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet inxhinier elektrik por fakti që ai ishte djali i tretë i një familjeje me 6 anëtarë, ku dy vëllezërit e mëdhenj kishin mbaruar arsimin e lartë e vetmja mundësi që të arsimohej ishte të bëhej aktor…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU