Poezinë “Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!” të Jevtushenkos e interpreton Leka Sefla

Sa shumë ata, me të cilët shkon që të flesh bashkë!
Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!
Dhe në mëngjez të ndahesh me një puthje
Të tundësh dorën, buzagaz, të iksh pa hequr mendjen
Dhe tërë ditën të prësësh pa durim të vijë, mbrëmjen!

Sa shumë ata me të cilët, thjesht, jeton,
Pi kafen e mëngjesit, llafosesh qetë, a debaton,
Me të diku në ndonjë plazh të qëllosh pranë,
Dhe siç ësht e udhës të jesh tok në gaz, apo në zi
Por kjo e ndënjur bashkë, nuk është hiç dashuri.

Sa pak ata me të cilët ti thur ëndrra!
Sodit se si lundron një re, në qiell të larë
Grryeni tok fjalën “dashuri” përmbi dëborën e parë
Dhuratë Perëndie at njeri vazhdon ta quash
E lumturi më shumë se kaq, nuk ke ç’ta duash!

Sa pak ata me të cilët ke qejf të shijosh heshtjen
Me gjysmë fjale, me një vështrim të kupton ç’thua
Që vit pas viti më shumë të dorëzohet
Të tëra dhimbjet që e cfilitin, i quan ato, të tuat

Ja kështu ndodh, por ndryshe ndodh më shumë
U lidhën dje, sot ndahen pa kokëçarje!
E pse ndodh kjo?
Sepsenë, e thamë aty më lart, po të kujtohesh:
Se, shumë janë ata, me të cilët shkon të flesh,
Por pak ata , me të cilët dëshiron të zgjohesh!

Shqipëroi: Pëllumb Kulla

ObserverKult

Kliko edhe:

Dëgjojeni/ Poezinë “Të dashuruar ” të Teodor Kekos e interpreton Timo Flloko (video)