Qyteti i lashtë është një nga vendet më të famshme në Greqi. I vendosur në lartësinë 150 metra mbi nivelin e detit, në kryeqytetin helen, Akropoli është ndërtuar gjatë sundimit të qytetërimit mikenas. “Qyteti mbi kodër” dhe shkallët kryesore të tij, mbeten një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në mbarë botën.
Por, projekti për rinovimin e Akropolit, ”shkëmbit” të famshëm të Athinës, klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO, ka hasur shumë kritika, ndërkohë që qeveria greke është akuzuar për shkatërrimin e një trashëgimie të paçmuar.
Objekti kryesor i këtij nervozizmi, një parasarelë e re prej betoni zbuluar në dhjetor, në kuadër të një rinovimi më të gjerë, prezantuar si i nevojshëm për të pritur miliona vizitorë çdo vit, mes të cilëve, ata me vështirësi në lëvizje.
Arkitekti i njohur, Tasos Tanoulas, një ish-anëtar i ekipit të restaurimit të Akropolit, e quajti devijimin e ri “të papajtueshëm” dhe “mbytës”, për monumentin e shekullit të V para Krishtit, ndërsa lideri i opozitës Alexis Tsipras, foli për “keqtrajtimin” e shkaktuar ndaj kësaj qendre arkeologjike të Greqisë.
Kundërshtarët e punimeve, të përfunduara pak më shumë se një vit më parë, besojnë se ato janë kryer pa kujdesin e duhur, për të ruajtur monumentin emblematik.
Qeveria përgjigjet se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se, këto kritika nxiten nga opozita.
Më shumë se 3.5 milionë njerëz vizituan Akropolin në vitin 2019, përpara pandemisë. Ministria e Kulturës njoftoi këtë javë, dispozitat e reja mbi Akropolin, për vizitorët me nevoja të veçanta, rezultat i takimeve me shoqatat kryesore të personave me nevoja të veçanta.