“Porosis gjithmonë dy kafe”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

Kanë kaluar dy muaj nga ndarja parakohe nga jeta e bashkëshortes së aktorit Agron Llakaj, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Në një postim prekës të bërë në rrjetet sociale, Agron Llakaj i dedikon fjalë shpirti të shoqes së ndjerë.

Postimi i plotë:

Kalojnë ditët dhe sërish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina… dhe jetën e shikoj krejt ndryshe. sa i pakuptimtë ky fati ynë?!

Shtyj një ditë, një javë…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do më kthehesh sërish dhe s’di…,eci rrugës dhe me duket se përpara do më shfaqesh Ti, ke qenë në punë, në banke a diku..

Eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo me ngjajnë me ritmin e hapave të tua…,sa herë instiktivisht kthej kokën…,ul ritmin të të pres.., dhe sërish vetëm.

Ulem te vendi ynë në kafene dhe porosis gjithmonë dy, dy gjysma kafe dhe një shishe ujë…

Në shtepi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,me rrënqeth të gjithin..,mos po vjen ti?!-

”Të kam sjellë dy bluza, provoi cila të rri më mirë?!”

Më mungon e qeshura jote…,malli më shqyen për zërin tënd në telefon-” he mo Agron?!

”Pusho pak,mos rri pa ngrenë…,të të pres apo vonon?!”

E ditët shtyjnë njëra-tjetrën e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojnë vendet…, unë jo…, të pres Ty.

E si Hachiko jam shndërruar në pritje,në pritje deri në amshim.., nuk kam një vend ku Ty të të pres, në çdo vend më mungon Ti.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGRON LLAKAJ REAGON PËR HERË TË PARË PAS HUMBJES SË TË SHOQES: “EDHE GËZIMET EDHE HIDHËRIMET NDAHEN ME NJERËZ E ME MIQ…”