“Porta e Pashait”, monument kulture i ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës

“Porta e Pashait” është një monument që gjendet në qytetin e Beratit dhe gëzon statusin juridik monument kulture i kategorisë së parë.

Porta është një ndërtim me harqe dhe qemerë prej guri. Në këtë ndërtim bie në sy gdhendja e zbukurimores, e cila është e punuar me një nivel të lartë artistik, veçanërisht në bordurën, që rrethon siluetin e hyrjes për në portë.

Sipas studiueses dhe specialistes së artit Fatbardha Shkupi, ndërtimi i kësaj porte është vepër e gjyshit të usta Naum Ngjelës, nga Lavdari i Oparit të Korçës.

Porta është ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës, në gjysmën e dytë të shek. XVIII.

Ahmet Kurt Pasha e qeverisi Beratin për gati 23 vjet (1764-1787). Gjatë sundimit të tij Ahmet Kurt Pasha, i cili veç të tjerash njihet edhe si ndërtuesi i Urës së famshme të Goricës (1780) ndërtoi edhe një kompleks sarajesh shumë të bukura me gurë të skalitur, brenda të cilit ndodhet edhe porta që për rreth 2 shekuj mban për emër titullin “Porta e Pashait”. /ATSH

ObserverKult


nënë shqipëri

Lexo edhe:

FOTO NGA PËRFUNDIMI I MONUMENTIT “NËNË SHQIPËRI”/ SKULPTORËT KRAH SAJ

Monumenti Nënë Shqipëri është 12 metra i lartë. Ndodhet në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në një kodër mbi Tiranë.


I ndërtuar prej betoni, monumenti i përuruar  në vitin 1971, përfaqëson Shqipërinë. Pra si një nënë që ruan gjumin e përjetshëm të atyre që dhanë jetën për të.

Monumenti masiv mban një kurorë me dafina dhe një yll të ngritur lart me dorën e djathtë. Ai qëndron mbi një piedestal prej 3 metrash të lartë. Aty janë gdhendur fjalët “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult