Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka bërë të ditur se nga dita e sotme ka vënë në qarkullim pullën postare me imazhin që shënon 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit.
“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe.
Ky Kongres historik ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin”, thuhet mes të tjerash në njoftimin nga Posta e Kosovës.
ObserverKult
POSTA I BËN DHURATË RITA ORËS PËR DITËLINDJE: IMAZHI I SAJ NË PULLËN POSTARE TË KOSOVËS
Këngëtarja jonë me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.
Pulla me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postare të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten e madhe shqiptare dhe britanike, pikërisht në ditëlindjen e saj.
Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo shfrytëzoi çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU