Postimi prekës i bashkëshortes së Genc Fugës: Kjo është e vërteta e asaj nate

Enerjeta Jani Fuga, bashkëshortja e aktorit të njohur Genc Fuga i cili para pak ditësh pati dy operacione si pasojë e një sulmi në kokë, së fundmi përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka falënderuar krejt ata që e ndihmuan financiarisht dhe gjithashtu iu gjenden afër fizikisht në ato momente shumë të vështira për atë dhe familjen.

Ajo falënderoi të panjohurit, të njohurit, doktorët, të parin e Tiranës, Erion Veliaj, këngëtarin e njohur Flori Mumajesi e shumë të tjerë, ku falë ndihmës së tyre u arrit që të dy intervenimet të kryhen në spitalin Amerikan, aty ku vetëm njëri intervenim kushtoi 19 mijë euro.

Falë ndihmës që iu ofrua nga të gjithë, Eni tha se iu ngroh zemra, derisa ritheksoi se përulet para krejtve në shenjë falenderimi, ashtu siç përulet në skenë para publikut.

Ndërkohë, aktorja theksoi se rrugën përpara së bashku me bashkëshortin e saj Gencin do ta kenë të vështirë.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

E vërteta dhe mirënjohja ime. Për punë sekondash unë do postoja një status mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që vepruan dhe më qëndruan pranë. Më sjellin linkun që qeveria akordoi një fond prej 2 milionë lekë të rinj për ndërhyrjen e Gencit.

Pas kësaj ndjeva se ajo që kisha përgatitur për të postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur të cënoj kurrësesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim për të.

Por ne si çift përveç parimit të mirënjohjes kemi dhe atë të së vërtetës dhe vendosa  që falënderimeve të mija ti shtoja dhe të vërtetën e asaj nate dhe pse mbase ata që janë pjesë e së vërtetës e falenderimit nuk do e pëlqenin që ti publikoja. (Ju kërkoj ndjesë për këtë )Por unë nuk mund të rri pa i thënë këto të vërteta e falënderime.

Dua ta nis nga momenti i vështirë ku gishti im i dha “send” postimit në instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjëhershëm sensibilizimi që ma ngrohu zemrën dhe më mbushi me forcë, me atë forcë që është e domosdoshme në ato momente. Operacioni kish pak që kish nisur dhe në derë të spitalit u shfaq një person i cili për mua është Drejtor i Përgjithshëm i institucionit ku unë punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek unë erdhi si Alfred Peza, erdhi me të gjithë humanizmin dhe mbështetjen  njerëzore e mbi të gjitha me optimizmin që çdo gjë do shkoj mbarë e mirë.

Me te në krah më erdhi një telefonatë nga Klodi i Amerikanit (siç dëgjoj shpesh ta thërrasin) i cili më dha një siguri të cilën e kisha të nevojshme në momentet që po bëhej ndërhyrja, siguri të cilën e pata dhe në vazhdimësi.

Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kiço Londo për telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu për mbështetjen e menjëhershme dhe interesimin e vazhdueshëm.

Faleminderit Z. Veliaj, edhe për mbështetjen tënde që e tregon sa herë është e nevojshme. Faleminderit pafund mjekëve duarartë Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves të cilët bënë mrekulli në atë situatë të vështirë të Gencit. Faleminderit Profesor Petrelës që është i gatshëm të më pres në çdo moment.

Faleminderim zemre për të gjithë të afërmit dashamirësit kolegët. Dhe në fund, por jo nga rëndësia falenderim shpirti të gjithë njerëzve të thjeshtë që u bënë një me dhimbjen time. Faleminderit për çdo lutje të ndjerë tuajën që ma bëri zemrën dhe më të fortë.

Faleminderit për çdo kontribut zemre që tek unë mori përmasa mrekullie duke parë që në një kohë rekord shumë zemra që u bënë bashkë më dhanë frymë, besim, siguri. Kamber Mici faleminderit që më ndihmove në hapjen e llogarisë në GoFundMe. Faleminderit të gjithë miqve që natën e operimit ishin pranë meje për një përqafim.

Genci, me zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne të dy do kemi një rrugë të vështirë përpara… por ashtu siç duhet sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme.

Dhe në fund o Flor Mumajesi, e di që do më thuash pse, por nuk mundem të mos ia them të gjithëve se ke nje zemër flori. Faleminderit për atë mbështetje zemre që nga momenti i parë.

Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur që madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të. Ju drejtohem duke ju thënë se nuk kam ditur asnjëherë të jem e mirë me fjalën por fjalët e zemrës nuk i kam kursyer asnjeherë sepse janë gjithmonë të vërteta e kur janë të vërteta janë të ndjera.

E vërteta ime është dashuri dhe respekt për gjthësecilin nga ju që ishit pranë nesh. Përulem përpara dashurisë suaj ashtu siç përulem në skenë përpara duartrokitjeve tuaja.

Ju dua!!!!!

ObserverKult


Genc Fuga

Lexo edhe:

PËSOI GODITJE NË TRU/ QEVERIA VENDOS TË MBULOJË SHPENZIMET PËR KURIMIN E AKTORIT GENC FUGA

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbulojë shpenzimet për operacionin e aktorit Genc Fuga.

Prej ditësh, mediat dhe rrjete sociale kanë bërë apel për ndihmë për operacionin e aktorit të njohur. Ai pësoi goditje në tru. Ai i është nënshtruar një operacioni që kushtonte 2 milionë lekë.

Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën. Përmes ndihmës së dhënë kanë bërë të mundur operimin e aktorit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult