Postimi prekës i Rudina Magjistarit për Hueyda El Saied: “E ke fshehur aq mirë sëmundjen”

Gazetarja Rudina Magjistari i ka kushtuar një postim emocionues, Hyeyda El Saied, pasi mori vesh lajmin se artistja e madhe ka ndërruar jetë.

Rudina e ka pasur të ftuar më parë në emisionin e saj të pasdites në TV Klan dhe ka patur gjithnjë marrëdhënie shumë të mira.

“O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë.

Pas buzëqeshjes tënde unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste!” – ka shkruar Rudina në faqet e saj zyrtare në Facebook dhe Instagram.

Hyeyda do të mbahet mend gjithmonë për sytë e saj të qeshur dhe pozitivitetin që ka rrezatuar në çdo shfaqje të saj, brenda dhe jashtë vendit.

—————————————

LEXO EDHE: NDAHET NGA JETA ARTISTJA E NJOHUR, HUEYDA EL SAIED

Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied.

Burime bëjnë me dije për Fax News se artistja, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit. Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur. Dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Dhe duket e pabesueshme lajmi që është shuar në moshën 46-vjeçare.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin. Dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU