Postimi prekës i vëllait të Petrit Rukës: Lamtumirë vëlla…

petrit

Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare kineasti dhe poeti i njohur Petrit Ruka, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në zemër.

Përmes një postimi në “Facebook”, vëllai i tij profesori Ethem Ruka ka prekur me fjalët për humbjen e njeriut të dashur, transmeton ‘faxweb.al’.

LAMTUMIRË PETRIT!

Lamtumirë Petrit, vëllai im i dashur! Fluturim sa më të qetë drejtë përjetsisë! Qofsh i parajsës vëlla që na la keq shpejt”, shkruan ai dhe ndan një foto të vëllait që ndërroi jetë sot.

Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mirë në letërsinë shqiptare. Ai ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

LEXO EDHE: Poeti i njohur dedikim prekës për Petrit Rukën: Vëllai im i shtrenjtë, me ikjen tënde ndihem gjysmë