Pranë epiqendrës së tërmetit në Turqi, në urën 1800-vjeçare nuk ka lëvizur asnjë gur

Tërmetet që goditën Turqinë javën e kaluar shkaktuan shkatërrim dhe tragjedi në 10 provinca të vendit.

Mes mijëra godinave të rrënuara kishte edhe struktura historike. Në Adiyaman, tuma “Karakuş” 2000-vjeçare e ndërtuar nga një qytetërim i lashtë greko-iranian, është shembur plotësisht. Kolona e gjatë 10 metra, mbi të cilën qëndronte një shqiponjë, u fotografua e shembur në tokë pas tërmetit.

Pak kilometra më tutje, ura “Cendere”, që njihet si ura më e fortë romake që ka mbijetuar deri në ditët tona në Anadoll, me gjatësinë 120 metra, gjerësinë 7 metra dhe hapjen e harkut 32 metra, ka ruajtur ende qëndrueshmërinë e saj dhe nuk është dëmtuar nga tërmeti.

Ura mbi përroin Cendere në Adiyaman ka titullin e të qenit një nga urat më të vjetra ende në përdorim në botë.

Guida turistike Habip Kavak tha për CNN Turk se ura historike u ndërtua nga Legjioni XVI romak, gjatë epokës së Perandorit Septimius Severius (192-211 pas Krishtit). Ajo është ndërtuar vetëm duke vendosur gurët njëri mbi tjetrin, pa përdorur llaç. Sot, ura ndodhet në lagjen Kahta të Adiyaman dhe ka vijuar të qëndrojë në këmbë. “Uroj që këto vepra të merren në mbrojtje”, tha ai. “Sigurisht pasi të jenë marrë masat për njerëzit, që janë gjëja më e rëndësishme”.

Adıyaman, i cili për kurdët quhet Semsur, është një prej qyteteve më të prekur nga tërmeti i 6 shkurtit. Popullsia është në pjesën dërrmuese kurde. Shumë godina aty u shembën dhe numri i jetëve të humbura ishte ndër më të lartët, pasi për shkak të përmbytjeve dhe kohës së keqe ishte edhe një nga zonat ku ndihmat shkuan më vonë./gazetablic

ObserverKult


Lexo edhe:

PETRA, TË GJITHA SEKRETET E QYTETIT TË JASHTËZAKONSHËM TË LASHTËSISË

Në Jordani, midis Detit të Vdekur dhe Detit të Kuq pranë një dige ndodhet një kanion. Ai të çon drejt një qytetit unik, Petra. Ky vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një nga më tërheqësit në botë për turistët.

I ndërtuar nga Nabataeanët e lashtë si një qytet karvanesh nga shekulli IV Para Krishtit deri në shekullin I të Erës Sonë, godinat e tij janë unike për shkak se janë gdhendur në faqen shkëmbore të shkëmbinjve të kuq ranorë.

Për këtë arsye Petra quhet nganjëherë Qyteti i Trëndafilave. Por shumë gjëra mbi të mbeten ende enigmë.

Si për shembull, nuk ende e qartë sesi u arrit të ndërtohet në një nga zonat më të thata në botë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult