“Pranvera” e Botiçellit, “çudia” me 190 lloje lule e 500 bimë

Një prej kryeveprave të artit perëndimor, “Pranvera” e Sandro Botiçellit ka një sekret praktikisht të dukshëm: kujdesin ‘maniakal’ të Botiçellit për veçantitë, sidomos për lulet. Botanikët kanë identifikuar në pikturë mbi 500 lloje bimësh dhe 190 lloje lulesh.

Por sipas kritikëve të artit “Pranvera” e Botiçellit fsheh disa sekrete që kanë të bëjnë pasigurinë e datës së realizimit. Realizuar rreth viti 1482, “La Primavera” është një vepër që apasionon kritikët e artit, gjithnjë të pasigurt për datën dhe kuptimin e kësaj skene të jashtëzakonshme. Po kështu ka interpretime të ndryshme për këtë kryevepër të Rilindjes italiane, që sipas disave fsheh një homazh për Lorencon e Madhërishëm, transmeton ‘bordo.al’.

Të tjerë kanë parë në kontekst një përpjekje nga ana e artistit për të krijuar një alegori të muajve të vitit, duke pasur parasysh se të lashtët nuk e paraqesnin kurrë dimrin.

LEXO EDHE: Bishti i flokëve tek burrat shqiptarë dhe sfida e barbarisë