“Pranvera Frankofone” nis rrugëtimin me librin, ‘online’ do përcillen 40 aktivitete

Nëse vitin e shkuar kinemaja ishte kryefjala e Pranverës Frankofone, këtë vit, ku kushtet i përcakton pandemia, aktivitetet do të jenë online, ndërsa fokusi do të jetë te libri.

Kështu ka nisur edhe prezantimi i kësaj pranvere, online nga Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit në Tiranë.

Më 24 mars Biblioteka Kombëtare do të hapë gjithashtu dyert për letërsinë franceze në gjuhën shqipe, duke ekspozuar disa nga titujt më me vlerë.

40 aktivitete do të pushtojnë faqen e aleancës franceze e jo pak lidhen me Shqipërinë. Një ndër më interesantët është edhe transmetimi online i filmit ‘The Van’, nga Erenik Berqiri. Një film franko-shqiptar është nominuar për Oscar-ët e vitit 2021.

Filmi do të përcillet më 25 mars në ora 20:00. Këtë vit Pranvera Frankofone i fton studentët e arkitekturës edhe në një konkurs mbi urbanistikën. Si një tjetër projektim që lidh dy kulturat, frankofonen dhe shqiptaren./a2news.com

LEXO EDHE: HELENA KADARE VLERËSOHET ME MIRËNJOHJE NGA QENDRA E LIBRIT: NOBELI NË LETËRSI? KEMI TRE VJET QË S’E PRESIM MË