VIDEO: Pranvera ka nis me dal’ dhe Pranvera filloi me ardhë, dy këngë popullore për stinën e luleve (Video)

pranvera

Pranvera, stina më e bukure vitit, ku sythet marrin jetë në një kuptim më të gjerë, shpirtëror, meditues… kur forcat e natyrës rizgjohen, kafshët dalin nga letargjia e gjatë dhe njeriu ngazëllehet së brendshmi…

Pranvera ka qenë gjithnjë frymëzuese për artin, për letërsinë, për muzikën. Sa e sa krijime i janë kushtuar kësaj stine.

ObserverKult ju sjell dy këngë të bukura popullore shqiptare kushtuar kësaj stine të shpirtit. Pranvera ka nis me dal kënduar nga dueti Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi dhe Pranvera filloi me ardhë kënduar nga Frederik Ndoci.

Dëgjim të këndshëm!

PRANVERA KA NIS ME DAL’

pranvera ka nis me dal’
dhe bylbylat prap këndojnë
hajde vashë moj lulja e parë
dil në bahçe t’bisedojmë
o të bisedojmë

unë bahçe po të pres
me një tufë vjollca t’bukura n’dorë
jam e jotja gjer sa t’vdes
dhe me ty do t’baj kunorë
do t’baj kunorë

ma jep fjalën që m’ke dhanë
mori lule moj shebojë
dashuninë që kemi pasë
kur më flet me t’bukurën gojë
me t’bukurën gojë

PRANVERA FILLOI ME ARDHË

Pranvera filloi me ardhë
dhe bylbyli nis me kndu’
Njajo drandafillja e bardhë
del n’dritare me ndig’ju’.

O shpirt sa të du’
S’bashku’t jetën me e kalu’

Rreth e rreth Shkodrës jam sjell’
lule m’lule tuj shetit
Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedhë
porsi hyll’ i bukurisë.

O shpirt sa të du’
S’bashku’t jetën me e kalu’.

ObserverKult

Kliko edhe:

KËNGËTARJA ME ORIGJINË NGA IRANI QË KËNDON “PRANVERA FILLOI ME ARDHË”

h”. Sheyda Do’a, muzikante me origjinë nga Irani, e këndon në kuadër të festivalit “Gjon Mili”. Ka lindur në Shqipëri, në vitin ’92, e thotë se vendin tonë e mban në zemër. Në këtë rikthim të radhës, nga Amerika ku jeton, rrëfen si e gjen të ndryshuar.

“Unë sapo jam kthyer nga jugu i vendit dhe e gjej Shqipërinë të ndryshuar për mirë. Por jam shumë shumë e lumtur që jam kthyer. Ky është atdheu im dhe çdo herë që kthehem lumturohem shumë!”, rrëfen këngëtarja Do’a.

Me babain italo-iranian e mamanë gjermano-iraniane, në Shqipëri ajo u rrit si të gjitha vajzat e tjera, e ndoshta me një përkujdesje të veçantë nga prindërit, për të përthithur më të mirat e kulturës sonë. Kështu, kujton se si është “dashuruar” me muzikën e tabanit, të cilën e këndon edhe në Amerikë ku jeton.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult