Prapaskenat e “Pallatit 176”

Pallati 176

Bëhet fjalë për Ilir Bezhani, aktori dhe regjisori i njohur, i cili në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ka treguar për prapaskenat e komedisë ‘Pallati 176’.

“Kam zgjedhur komedinë sepse është më e vështirë për t’u luajtur dhe ka satisfaksion më të madh. Është një kompleks i tërë që lidhet direkt me spektatorët.

“Pallati 176” është komedi shumë popullore, është luajtur në 600 shfaqje dhe është edhe sot kampione. Kur u filmua kanë qenë 120 spektatorë dhe është nga filmimet e para që është filmuar direkt.

Ka qenë spektakël i suksesshëm. Me këtë komedi janë plotësuar planet e Teatrit Kombëtar, ne luanim çdo natë. Ka ndodhur që kur thonim ndonjë batutë gabim ne, salla e thoshte të saktë.

Aq shumë herë ishte dhënë saqë e dinin përmendësh. Ishte çudi dhe s’mund të gaboje. Kolegët e asaj shfaqje kanë qenë shumë punëtorë.

Rolandi improvizonte shumë dhe i jepte sens komedisë, improvizonte edhe gjatë shfaqjes.

Kishte raste që e kapte edhe gazi gjatë shfaqjes. Kishte raste që ne gjatë javës luanim shfaqje të ndryshme dhe ndonjëherë ngatërronim fjalët. Ishte punë e rëndë dhe aktorët duhen respektuar”, tha Bezhani.

ObserverKult

_____________

Lexo edhe:

“VIKTOR GJIKA MË BËRI TË QAJ, MË QETËSOI SANDËR PROSI”, – AKTORJA E NJOHUR TREGON PRAPASKENAT

Në rolin e parë do të duhej të qante, por aktrimi do të ishte një nga gëzimet më të mëdha në jetën e aktores me një galeri të pasur rolesh, si në skenë dhe në ekran. Në një intervistë dhënë kohë më parë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Yllka Mujo rrëfen momentet më të rëndësishme që kanë shënjuar rrugëtimin artistik.

Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si…

Leximin e plotë mund ta bëni KËTU.

ObserverKult