Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024.
I kthyer në traditë, edicioni i 8-të i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalitete të artit dhe letërsisë shqipe të cilët vlerësuan këtë event që i dedikohet At Zef Pllumit.
“Ndjehem i nderuar që marr një çmim që mban emrin e madh të një iluministi si At Zef Pllumi”, tha Shaban Murati.
Munguan në ceremoni, Preç Zogaj dhe Bashkim Shehu, ndaj çmimet në emër të tyre i tërhoqën familjarët.
Ndërsa studiuesi Behar Gjoka u shpreh se “Duhen përgëzuar ata që vijojnë të mbajnë gjallë fjalën e At Zef Pllumit”.
Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlerësoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin.
Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
BASHKIM SHEHU: NË BOTË KA AQ SHUMË LIBRA ME VLERË SAQË JETA NUK MJAFTON PËR T’I LEXUAR TË GJITHË..
Bashkim Shehu ka lindur më 1955 në Tiranë. Është një nga shkrimtarët shqiptarë të letërsisë bashkëkohore. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinostudion ‘Shqipëria e re’. Prej vitit 1997, ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës. Është djali i ish- kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Në intervistën në vazhdim ai flet për librat që i kanë lënë shenjë në jetë:
Cilët janë ata libra që ndikuan në personalitetin tënd?
Bashkim Shehu: Ndoshta kanë qenë librat e Freud-it dhe të dishepujve të tij, libra që i kam lexuar në rini të hershme, pra në kohën kur fillon të formohet personaliteti.
Ndërkohë, ndonëse teoritë e tij vazhdojnë të më pëlqejnë, jam çliruar nga “tirania” e tyre, si të thuash, dhe i shijoj më shumë si letërsi, ashtu siç mund të shijohet. Për shembull, Dostojevski, apo edhe si filozofi, veçse në atë vështrim që Borges-i e quan filozofinë
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult