Pas një beteje të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve. Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.
Me gjithë përpjekjet e shumta,ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lenë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak. Rai, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzeqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë. Artistja 52 vjecare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier.