Aktori me famë botërore, Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Aktori i njohur vdiq në Miami pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.
“Me zemër të rëndë, ju them se babai im, Donald Sutherland, u nda nga jeta”, shkroi Kiefer Sutherland, djali i Donald Sutherland, në një postim në Instagram. “Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë i trembur nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar”, u shpreh ai.
I njohur për intensitetin e tij në ekran, Sutherland fitoi një Emmy për rolin e tij si një zyrtar sovjetik në filmin “Citizen X”, si dhe dy Golden Globes. Karriera e tij zgjati më shumë se 50 vjet dhe përfshiu 140 tituj filmash, duke përfshirë rolet e fundit në serinë e kufizuar “Trust” dhe “The Undoing”./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
LAJMI QË NA PIKËLLOI: U NDA NGA JETA PAPAS ANTONIO BELUSHI – MESHTARI I ETNISË
Shkruajnë: Myrvete & Begzad Baliu
Me Shqipërinë mëmë më lidh matronimia (himariote), me arvanitasit më lidh patronimia, me Arbëresht më lidh vendlindja ime, ndërsa me Kosovën ideja e lidhjes vëllazërore shqiptare! (Antonio Belushi)
E kemi njohur Papas Antonio Belushin menjëherë pas Luftës së Kosovës, në konferencat shkencore e në ngjarjet kulturore të Tiranës, Shkodrës, Prishtinës e të Pejës. Ai ishte i kudondodhur për të thënë fjalën e tij, mesazhin e tij, i kudogjendur për të kryer misionin e tij…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU