Prekëse/ Djali i Rikard Ljarjas kujton të atin: Nuk të them lamtumirë… o shoku im i vetëm…

Djali i Rikard Ljarjas, aktorit të madh shqiptar, ka emocionuar me një status për të atin, duke kujtuar ndarjen nga jeta të tij, tre vite më parë.

Ai është shprehur se ai është larguar fizikisht, por nuk largohet dot nga ai shpirtërisht e do të jetë gjithmonë me të.

“Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua. Do jesh gjithmonë me mua o ba, o shpirt im, o shoku im i vetëm.

S’do doja të shkruaja kurrë për këtë ditë, jo kaq shpejt jo, më fal.

Nuk të them lamtumirë. Do të them si çdo ditë “Ciao Tado”. Do takohemi e do të kemi përjetësinë për bisedat tona.

Prehu në paqë o bab se drita e shpirtit tënd është me mua”, shkruan djali i Rikard Ljarjas.

Kujtojmë se aktori i njohur me rolin e Dedës në filmin “Rrugë të bardha”, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare tre vite më parë.

Me këtë rast, regjisori dhe miku i tij Mevlan Shanaj, bëri një dokumentar për Rikard Ljarjan. Kjo për ta përjetësuar aktorin e madh, të cilit nuk i tha dot lamtumirë për shkak të situatës nga Covid-19./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

PO TË JETONTE JASHTË SHTETIT, RIKARD LJARJA DO TË ISHTE STEVE MCQUEENI EVROPIAN

Po të jetonte diku në Perëndim, Rikard Ljarja do të ishte Steve McQueeni evropian në kinematografi apo Giovanni Papini në letërsi.

Nga Agim Sopi

1.

“Na ishte një herë…na ishte një herë e në një kohë të lashtë, një katund, në një cep të humbur të Ballkanit .

‘Në një humbëtirë këtej rrotull’”, na ishte një herë një djalosh i vogël që quhej Riki. Në një ditë të zymtë me shi që derdhej frikshëm, sikur të ishte çarë qielli, Riki me babanë Karlon. Kishin marrë rrugën drejt Makondos shqiptare, në një kohë të lashtë kur gjërat kishin humbur emrin duke u mbuluar me errësirë dhe për t’i shënjuar ato, “duhej të tregoheshin me gisht”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult