Prekëse/ Eno Koço mbeti jetim në moshën 6-vjeçare: Fëmijëria ime e vështirë pa dy prindërit…

80-vjetori i dirigjentit Eno Koço është shënuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me një koncert. Anëtar i jashtëm i akademisë, artist i merituar dhe Nder i Kombit, rrëfeu në pak fjalë jetën e tij.

“Një fillim jete i vështirë. Duhet të luftoja në jetë. Rinia prapë me vështirësi. Unë nuk i kam pasur prindërit, domethënë i kam humbur shpejt. Por hija e tyre, veçanërisht e nënës, engjëlli mbrojtës e di, më ka shoqëruar gjithë jetën ”, u shpreh ai.

Bir i dy prindërve artistë, Tefta Tashko dhe Kristaq Koço që u ndanë shpejt nga jeta për shkak të problemeve shëndetësore, mbeti jetim në moshën 6-vjeçare. Në dekadën e 8-të të jetës, karriera e tij dhe e prindërve është e dokumentuar në libra, por disa sekrete i ruan ende, siç edhe modestinë.

“Unë them se disa gjëra vdesin me njeriun. Unë kam qenë në tre faza në jetë, faza e parë e violinistit nuk isha ndonjë violinist që shkëlqeja por punova në opera 6 vjet.

Faza e dytë e dirigjimit, si edhe sot. Po prapë në botë ka dirigjentë shumë më të mirë se unë”, tha Eno Koço para mediave.

Në një moment ai ndalet edhe te përvoja me orkestrën dhe kujtimet me Ferdinand Dedën.

“Ne ishim dy dirigjentë atëherë, ishte Ferdi dhe unë në Radio që bënim edhe festivalet. Ferdi ishte i natyrshmi, unë isha i panatyrshmi. Sepse mua më tërhiqte edhe kjo pjesa klasike”, tha Koço.

Librat e tij i janë kushtuar muzikës shqiptare dhe të ëmës. Prej vitesh ai ka jetuar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. /balkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

DIVA TEFTA TASHKO, NDERI I MUZIKËS SONË

Përmeti është një nga ato rrethe që ka disa gjëra të veçanta që e dallojnë në gjithë jugun, kulturën, bukurinë natyrore, qetësinë. Si një cilësi unike përveç edukatës, ai ka kulturën dhe më shumë se kulturën urtësinë. Një vend i vogël me vlera të mëdha. ‘’Edhe mexhitja e vogël është, po vlerën e ka të madhe’’ thotë populli.

Sa figura të shquara ka nxjerrë ky rreth nuk mjafton një Shqipëri, duhet gjithë hapësira mbarëshqiptare, aq rrezatim të madh ka. Rrethi i personaliteteve më të shquara kombëtare Frashëllinjve të famshëm me rreze ndërkombëtare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult