Shumë njerëz i njohin për personat e famshëm që ata janë në ditët e sotme, por shumë pak e dinë historinë e vërtetë të jetës së tyre dhe vështirësitë që kanë pasur që në lindje e në fëmijëri.
Më poshtë do të mund të lexoni një pjesë të historisë së jetës së tyre me sakrifica e dhimbje.
“Në vitin 1978, në një familje amerikane lindën dy vëllezër binjakë. Vëllai i madh, lindur vetëm pesë minuta më parë, kishte një zemër të shëndetshme, kurse vëllai i vogël vuante nga kardiomiopatia e dilatuar dhe paraliza cerebrale. Mirëpo, këto rrethana vetëm sa i bashkuan edhe më shumë dy vëllezërit.
Vëllai “i madh” kujdesej gjithmonë për “të voglin”, e ndihmonte dhe e motivonte. Dhe kur vëllai i tij në moshën 13-vjeçare kishte nevojë për një dhurues zemre, ai, duke qenë i shëndetshëm, donte të bënte vetëvrasje për t’i dhënë një zemër të re vëllait të tij.
Për fat të mirë, organi vital u gjet në kohë. Vëllai “i madh” vazhdoi studimet si inxhinier biokimik, pasi pas studimeve, donte të gjente një kurë për sëmundjen e të vëllait, por edhe për njerëzit e tjerë. Por fati kishte rezervuar plane të tjera.
Ai u bë një aktor dhe yll milioner Hollivudi dhe përdori miliona për të krijuar “THORN”, një organizatë e dedikuar për të ndaluar trafikimin e fëmijëve.
Vëllai “më i vogël” është bërë folës publik për tema të ndryshme, më tepër për të drejtat e fëmijëve me paraliza cerebrale.
Sot, Ashton dhe Michael Kutcher punojnë në mënyrë aktive së bashku në fushën e bamirësisë”./bota.al
————————————————
LEXO EDHE: MILA KUNIS: ASHTON U SËMUR PËR SHKAK TË DIETËS SË STEVE JOBS
Aktorja e njohur, Mila Kunis kujtoi së fundmi sesi bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher përfundoi në spital ndërsa përgatitej për të luajtur Steve Jobs.
E ftuar në “Hot Ones”, Mila pranoi se Ashton nuk po tregonte historinë e plotë për frikën e tij nga pankreatiti, transmeton ‘lapsi.al’.
”Ai po e minimizon atë. Ai gjithashtu hëngri vetëm rrush në një moment. Është kaq budallallëk. Ne përfunduam në spital, dy herë, me pankreatit. Pra, kontrolloni faktet, në vitin 2013. Ashton luajti si themeluesi i Apple në filmin “Jobs”, u shpreh aktorja.
Gjithashtu ajo tregoi se mbajtja e dietës së rreptë të frutave të Steve i shkaktoi aktorit dhimbje ekstreme të shpinës.