Prekëse/ Humbi vëllain dhe nipin 11 muajsh, Sharon Stone: Jam e shkatërruar…

sharon stone 40

Sharon Stone, e cila ka arritur suksesin që kolegët e saj vetëm mund të ëndërrojnë, është gati e shkatërruar nga vdekja e parakohshme e vëllait të saj Patrick, 57 vjeç, dhe nipit të mitur River.

Aktorja 65-vjeçare humbi vëllain e saj të në shkurt pasi ai pësoi një atak të papritur në zemër,  vetëm 18 muaj pasi djali i tij 11-muajsh River vdiq nga dështimi i organeve.

“Është thjesht shkatërruese”, tha Sharon Stone për Daily Mail. “Thjesht po përpiqem ta marr veten çdo ditë siç vjen”.

Sharon tronditi fansat në Instagram kur njoftoi vdekjen e vëllait të saj më të vogël Patrick në shkurt.

“Përshëndetje të gjithëve, ky mesazh është për të konfirmuar se, po, ne humbëm vëllanë tim, Patrick Joseph Stone, nga një atak në zemër”, tha ajo.

Aktorja foli edhe për vdekjen e nipit të saj të vogël River, i cili ishte vetëm 11 muajsh kur vdiq nga dështimi i organeve në gusht 2021.

“Po, ai është babai i Riverit, të cilin e humbëm vitin e kaluar në moshën 11 muajshe,” tha ajo.

Ai ka lënë pas gruan e tij Tasha dhe djalin e tij Hunter dhe vajzën e tij Kaylee./panorama


Lexo edhe:

THËNIE MOTIVUESE NGA SHARON STONE: I DUA EDHE NJERËZIT QË MË RRËZUAN PËRTOKË…

ObserverKult ua sjell disa thënie të aktores së famshme, Sharon Stone:

-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem femra që po bën më të mirën në moshën e saj.

– Mendoj se një grua nuk e bën të bukur make-up apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU