Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Irma Libohova kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Besnik Kason, dhe nuk mundi t’i mbante lotët. Ajo e kujton partnerin e jetës si një njeri të respektueshëm dhe të kulturuar, që bënte shumë pas familjes dhe gruas.
Ndërsa tregoi një histori të orës që i sjell kujtime nga ai, Irma u përlot.
“Im shoq ka qenë koleksionist orësh, i donte shumë dhe kishte lloj-lloj. Në momentin që po vija sot këtu, po kontrolloja dhe mora një nga orat.
Ngaqë ne udhëtonim shpesh, ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Evropës.
E nxora, thashë ta vë, por jo! Sepse më sjell nëpër kujtime, e lashë prapë aty dhe mora këtë.
Ka qenë një njeri që rrinte me libër, gdhihej, flinte, zgjohej me libër me vete.
Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja.
Si i bëj tani këto analiza, dikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur…
Sot i kujtoj thjesht si….”, tha ajo duke u përlotur.
Aktori Besnik Kaso u nda nga jeta në vitin 2017.
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR FUNKSIONONTE ESTRADA E TIRANËS: NGA IRMA LIBOHOVA, BUJAR KAPEXHIU E TË TJERË (FOTO TË RRALLA)
Estrada e Tiranës, sikurse ato të rretheve, sot janë drejt zhdukjes. E themeluar 70 vjet më parë, nga kjo Estradë kanë ngelur vetëm një pjesë e aktorëve të brezit të dytë e atij të tretë, të viteve ’80-të.
Estrada e Tiranës u themelua më 2 maj 1952, si pjesë përbërëse e teatrit të varietesë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU