Prekëse/ Marjeta tregon si u takua me Rikard Ljarjën: Ma kapi dorën dhe nuk e lëshoi më…

Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së aktorit të ndjerë Rikard Ljarja në kinema “Millennium” u shfaq filmi dokumetar “Rikard”, me regji të Mevlan Shanajt e skenar të Natasha Lakos.

Të pranishëm ishin familjarë e të afërm, bashkëshortja Marjeta, e cila u përlot teksa radha e gjatë e dashamirësve, kolegëve të tij e bëjnë gjigande buqetën e karafilave.

Dokumentari nisi në Shkodrën e Ljarjas, ku dhe la amanet të prehet. Bashkëshortja rrëfeu me këtë rast njohjen me të, kur ishte vetëm 22-vjeçe.

“Ishte diçka e vendosur që në fillim. Më kapi dorën dhe nuk ma lëshoi më kurrë” rrëfen Marjeta.

Teksa tregojnë më tej se kanë preferuar të bëjnë një jetë të thjeshtë dhe të tërhequr.

Po ashtu, pjesë e dokumentarit ishin edhe fëmijët e tij që rrëfejnë dashurinë e përcjellë nga babi i tyre, pasionin për leximin, vështirësinë për të pranuar ikjen e tij. /shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

RIKARD LJARJA, AKTORI DHE REGJISORI QË I MUNGON SKENËS SHQIPTARE

Rikard Ljarja, aktori i njohur shqiptar.

Komisari te “Kur zbardhi një ditë”, mësuesi Dritan Shkaba te “Komisari i dritës”, Rrema në “Shtigje lufte”, Skënder Guri te “Duel i heshtur”, Perlat Pëllumbi në “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Pastaj Gaqo tipografi në “Rrugicat që kërkonin diell”, inxhinier Tosi në “Ilegalët” e filma te tjerë, “Radiostacioni”, “Pranverë e hidhur”. “Rrethi i kujtesës”, “Fletë të bardha” etj janë disa prej roleve të tjera të interpretuara prej tij.

Si regjisor ka realizuar filmat “Pesha e kohës”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Skëterrë 43”, “Radiostacioni” etj. Si regjisor, filmi më i arrirë i tij është “Kur hapen dyert e jetës”, i cili u realizua në vitin 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult