Prekëse/Mevlan Shanaj: Më mbeti peng që s’e përcolla dot për në banesën e fundit Rikard Ljarën…

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ditë më parë ka sjellë një dokumentar kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarjas.

I titulluar “Rikard”, dokumentari është një përmbledhje ngjarjesh, përshtypjesh, eksperiencash me miqtë duke përcjellë dimensionin personal të artistit.

I ftuar në “Rudina” në Tv Klan, regjisori ndalet në momentin e vështirë kur i erdhi frymëzimi për këtë dokumentar që është njëkohësisht  edhe një homazh për mikun e tij.

“Ai ka ikur më 20 prill, para 3 vitesh dhe siç ishte krijuar ajo goditja që edhe shteti nxori ligje, 4-5 veta ta shoqërojnë.

Por edhe unë jo shumë trim nga tërë kjo trysni e Covid-it, nuk shkova dot për ta përcjellë. Ai kishte lënë porosi të përcillej në Shkodër.

Por e ndiqja, më kishte mbetur këtu ngërç i madh, po e ndiqja në media.

Kur u kthye Marjeta nga Shkodra atë natë e mora në telefon dhe i thashë ato fjalë që thuhen, pengun që më mbeti. Por, e njoftova Marjetën se unë do t’ia shpërblej Rikardit me një dokumentar.

Më ka lindur ditën e përcjelljes që mungova dhe thashë do t’i kushtoj një dokumentar. Është një dokumentar shpirti, zemre”./TvKlan

ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ “RINGJALL” RIKARD LJARJAN: JU ÇMALLENI ME TË NË SHTËPITË TUAJA, EDHE PSE AI S’JETON MË

Regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, ka përgatitur një dokumentar për të madhin Rikard Ljarja.

Dokumentari do të transmetohet për herë të parë më 1 prill, kur Ljarja do të mbushte 80 vjeç. Shanaj fton këdo që ka dëshirë, të marrë pjesë, pasi hyrja do të jetë falas.

“Ky portret u shfaq më 1967 në ekranin shqiptar! Erdhi si një risi në kinemanë moderne!

Dlirësia, ëmbëlsia, ngrohtësia e këtij artisti ka jetuar për mbi 50 vjet në çdo shtëpi shqiptari!

Ende ju viziton. Më thonë që përsëri çmalleni me të. Më 1 prill do të kishte 80-vjetorin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult