Prekëse/ Mevlan Shanaj: Nuk dua ta besoj që ka ikur Mimika Luca

Një nga kolegët më të ngushtë të aktores Mimika Luca, Mevlan Shanaj shpreh për “Report Tv” dhimbjen për humbjen e mikeshës së tij, prej dekadash. Kineasti e përshkruan jo vetëm si një aktore të talentuar, por edhe bashkëshorte, nënë e gjyshe të përkushtuar.

“Nuk dua ta besoj që ka ikur se ishte shumë vitale, shumë energjike. Një grua e mençur dhe një model në artin skenik, jo vetëm si aktore por edhe si shkrimtare. Unë kam pasur shumë miqësi me të dy, por me Mimikën kishim një lidhje shumë të veçantë.

Së fundmi u takuam për datëlindjen e saj të 85-të, ku ajo kërceu. Është balerinë! Me Mimin takoheshim rregullisht, dhe kishim marrëdhënie të shkëlqyera.

Rrinte në Elbasan pranë të birit, një gjyshe e jashtëzakonshme, por një grua e butë, e mençur, vitale! Ishte ndër gratë më të emancipuara dhe të ditura të skenës!

Mimika dhe Ndreka, miq të adhuruar, unë kam bërë një dokumentar për Ndrekën ,ku në qendër del Mimika! Ajo ishte një grua model, dhe e kaloi jetën me një burrë me një temperament të vështirë, të veçantë, siç ishte Ndrek Luca.

Një grua që rrezatonte, urtësi, mençuri, delikatesë, kjo ishte Mimika Luca!” u shpreh Shanaj./shqiptarja.com

ObserverKult


Mimika dhe Ndrek Luca

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR SHQIPTARE, MIMIKA LUCA

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare. Aktorja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85-vjeçare.

Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoj në strehën vorfnore.

Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult