Prekëse: Oh, bijtë tonë, sa shumë ditë kanë kaluar nga largimi juaj, shumë…

Luran dhe Lindita Ahmeti

Përkujtim për fëmijët tonë të dashur, Lindushin e Luranin

Nga Xhabir Ahmeti

Lindush, Luran,

Oh, bijtë tonë, sa shumë ditë kanë kaluar nga largimi juaj, shumë. Nuk e di sa janë bërë, nuk i numërojmë dot se s’na lë djega e madhe e prindit që kemi për ju që na u larguat kur po lulëzonin sukseset tuaja. E dimë se shumë ditë janë bërë. Ato vetëm palohen njëra-mbi tjetrën duke e lënë peshën e rëndë të pikëllimit. Dhe, të dashurisë së prindërve që nuk arritën t’u gëzohen planeve të mëdha artistike që kishit.

Të dyve ju kemi në zemër. Dhe, në shpirt. Thellë atje e dëgjojmë zërin Tuaj që vjen nga çastet kur Lurani dilte në skenë dhe kumbonte zëri i tij në sallën e teatrit dhe kur Lindushi i recitonte poezitë që i donte. Këto zëre janë të papërsëritshme se i kanë notat e bukurisë.

Ne do t’i shpenzojmë ditët që na kanë mbetur me kujtimet që na i keni lënë. Dhe, duke u lutur për ju orë e çast.
Ju duam shumë, shumë.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHABIR AHMETI: LURAN BIR, PO E PRESIM ZËRIN TËND TË NA NXJERRË NGA VETMIA QË DJEG…