Prekëse: Qëndrova 6 ditë e plagosur në Ferrë, 17 dhëmbë m’u hoqën nga plumbat

lilo labja

Mesarete Ymeri (Lilo Labja), ndërroi jetë muaj më parë. Ishte një nga partizanet që frymëzoi skenaristët për ta kthyer atë në një frymëzim për një rol filmi.

Vite më parë ajo ka rrëfyer jetën e saj në luftë në një intervistë për gazetaren e News24 Aurora Golemi.

Asokohe 90-vjeçe tregoi vështirësitë e luftës dhe momentin e plagosjes së saj në fushëbetejë.

E moshuara tregoi që njihej me emrin Lilo Labja, më pas u bë personazh filmi në ‘Malet me blerim mbuluar’. Rolin e saj e luajti Yllka Mujo.

Rrëfimi trishtues nga Lilo Labja

Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane. Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët. U plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën. Gjaku i kullonte deri tek kepucët.

“Kam qenë 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë. Asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërisë atë që i kemi dhënë ne”

E pyetur për mënyrën si trajtohen veteranët sot, ajo ka rezervat e saj:

“Qeveria të na ketë në vëmendje  sidomos ne invalidët pasi ka mungesa të mëdha. Ne jemi invalidë na kanë lënë me seli në katin e 5 të pallatit”

Por momentet e jetës së saj si partizane nuk janë gjithë historia e saj jetësore.

Lilo Labja kishte bashkëshort pilotin personal të Enver Hoxhës./balkanweb

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

KLITHMAT E NËNËS NË KOMUNIZËM: “JAM E PAFAJSHME! KAM FËMIJË! PSE PO MË MERRNI NË QAFË?”

Zëri i një gruaje po dëgjohej korridoreve të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, afër mesnatës së 16 majit 1957:

“Jam e pafajshme! Unë kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”.

Ishtë Vjollca, bashkëshortja e Panajot Plakut, gjeneralit që kishte luftuar për çlirimin e  Shqipërisë, por atë ditë kishte braktisur familjen e vatanin për t’i shpëtuar arrestimit si armik i popullit.

Në qelinë afër ku gjendej Vjollca, ishin të arrestuar tre të rinj shkodranë, të akuzuar për grup armiqësor kundër pushtetit popullor. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult