Prekëse/ Roza Anagnosti, pse ia dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

Roza Anagnosti-Xhuxha, ka lindur në Tiranë më 27 tetor të vitit 1943. I ati ka qenë oficer karriere, kurse nënë shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna, aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike (muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve.

Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, Tonin Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit. Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse u cilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndrra e saj nuk e pati të lehtë.

Dënimi i të atit, përjashtimi nga liceu

Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës së bukur, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe material, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike- me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave: Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish  vijuar vetëm dy muaj mësimet.

Kjo është goditja e rëndë e ëndrrës së saj, por nuk u mposht dëshira për t’u arsimuar. Roza kthehet në Shkodër ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”, por në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik dega e artit dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar, duke çelur njëherësh dritën jeshile për t’iu futur rrugës së artit.

Roza Anagnosti, gurthemeli e Teatrit “Migjeni” në Shkodër

Si do që ishte fare e re, kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni” në Shkodër, bëhet fjalë në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza e bukur dhe e talentuar, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses” e dramaturgut Kolë Jakova dhe regji të Lec Shllakut: -Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë – shprehet Roza, startoi jetën time në fushën e artit. Ajo u emërua aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.

Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e sa në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.

Lirimi i babait nga burgu, Roza pushton ekranin

Në vitin 1961 babai i Rozës, u lirua nga burgu. Një numër estrade i filmuar dhe shfaqur në ekran, tërhoqi vëmendjen e kineastëve. Roza e ishte fare e re, por edhe e bukur dhe Isha e re me talent, ra në sy të regjisorit G.Erebara. Ai do të xhironte një film për Migjenin dhe e ftoi të luante “Murgeshën”.

Pas këtij roli, në filmin “Detyre e Posaçme”, interpretoi rolin e “Mësueses” dhe më pas në filmin “Toka Jonë” rolin e Files me regjisor Hysen Hakani dhe drejtor fotografie Dhimitër Anagnostin, që i vuri syrin aktores së re, jo vetëm për ta bërë protagoniste të shumë filmave, por ajo do të bëhej edhe bashkëshortja e tij e ardhshme.

Martesa me regjisorin, emërimi i Rozës në Teatrin Kombëtar.

Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”, Roza Xhuxha, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua  aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar).

Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo  bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art.

Rolet e interpretuara nga Roza Anagnosti

Numërohen rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit,  por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar.

“Në vitin 1985 jam nderuar me titullin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1995 dola në pension por duke vazhduar krijimtarinë time si aktore e lirë si në skenë në film dhe spektakle poetike”, thotë aktorja. Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, filmi i fundit “Gjoleka djali i Abazit” me rolin e nënës./shqiptarja.com

————–

Lexo edhe:

Këto ishin fjalët e fundit të 19-vjeçares para se të ndërronte jetë…