Kujtojmë në ditën e lindjes këngëtaren e madhe shqiptare Anita Bitri, e cila u nda nga jeta shumë e re në mënyrë tragjike. 20 vite pasi ndërroi jetë në SHBA bashkë me vajzën dhe të ëmën, rrëfehet vëllai i Anita Bitrit: Si qëndron e vërteta:
20 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA. Në një lidhje me Skype për “ABC News”, vëllai i këngëtares, Arben Bitri ka dhënë një intervistë, ku ka folur për motrën e tij dhe gjithçka rreth saj.
Arbeni ka treguar si qëndron e vërteta e vdekjes së artistes, çfarë ndodhi realisht dhe të gjitha konspiracionet që u aluduan: “Ishte e rëndë, kur tre krijesat më të dashura të familjes ikin nga ky rruzull dhe bëhen engjëj. Isha në Itali në Modena dhe nuk e besoja. Të nesërmen pas shumë përpjekjesh e morëm vesh lajmin dhe ikëm në Amerikë. Do të kujtojë atë pritjen madhështore që i bën artistët si Frederik Ndoci.
Që bënë gjithë atë përcjellje dhe ndihmuan për të dërguar trupat në Shqipëri. Nuk ka asnjë lloj konsipiracioni, ishte një tragjedi. Prandaj u vendos edhe ligji për monoksidin e karbonit. Shtëpia e Anitës nuk e kishte këtë prandaj ndodhi.
Pas tragjedisë Bitri, u vendos menjëherë ligji për monoksidin e karbonit. Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora. Unë jam marr me këtë çështje tre vjet. Ishte injoranca që solli këtë tragjedi”, tha ai.
Ne 19 tetor 2004 në Nju-Jork u nda nga jeta aksidentalisht këngetarja Anita Bitri (36 vjeçe) së bashku me vajzën e saj Sibora (8 vjeçe) dhe nënën Hazbije (66 vjeçe).
Shkak u bë bllokimi i tubit të daljes së gazrave të djegura të kaldajës gjatë disa punimeve në shtëpi, dhe një natë kur u ndez kaldaja i gjithë tymi i saj hyri brenda në shtëpi duke shkaktuar vdekjen në gjumë të 3 pjesëtarëve të familjes Bitri.
Duke marrë shkak nga kjo tragjedi, Qeveria e Nju Jorkut miratoi ‘’Ligjin Anita’’, për vendosjen e detyrueshëm të detektorit kundër monoksidit të karbonit.
ObserverKult
Lexo edhe:
SONDAZHI: MBI 65% E SHQIPTARËVE NUK KANË BLERË ASNJË LIBËR VITIN E FUNDIT
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër vitin e fundit. Këtë shifër e konfirmon sondazhi i Euronews Albania dhe saktësisht është 65,9 përqind.
Megjithatë krahasuar me të dhënat e një viti më parë kjo shifër është ulur ndjeshëm.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult