Premton Përparim Rama: Pallatit të Rinisë do t’i kthehet gjallëria

Një pjesë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë ka kohë që ka mbetur në mëshirën e fatit. Pa investime të mjatueshme e pa rregullime e mirëmbajtje sa duhet, edhe pse kanë qenë shumë të nevojshme sidomos tek sallat sportive ku sportistët çdoherë janë ankuar.

Por këtij Pallati do t’i rikthehet gjallëria shumë shpejt ka thënë i pari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Më tej ai ka njoftuar se janë duke inspektuar secilin cep të këtij objekti për të parë ku është e nevojshme për të intervenuar.  

 “Gjallëria do t’i kthehet Pallatit të Rinisë sepse ne jemi duke punuar fort që kjo të ndodhë. Edhe sot vizituam çdo cep të ikonës së Prishtinës, për të mësuar detaje për objektin dhe vendet ku mund të ndërhymë menjëherë me investime”, ka shkruar Rama.

ObserverKult  


Lexo edhe:

PËRPARIM RAMA: NË SKENËN E PALLATIT TË RINISË DO TË REALIZOHEN KONCERTE E FESTIVALE TË NDRYSHME

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë disa fotografi nga salla në Pallatin e Rinisë ku u mbajt Festivali i Këngës.

Ai tha se kjo sallë tani e tutje do të jetë vendi ku do të realizohen koncerte, festivale, shfaqje të ndryshme.

“Ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë. Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit”, u shpreh Rama ndër tjera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


YEATS: ZEMRËN ASKUJT MOS IA FAL KREJT

Nga William Butler Yeats

Zemrën askujt mos ia fal krejt
se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
dhe ato s’ândrrojn’, n’mend s’e mbajn’
se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
çdo gjâ e bukur âsht veç nji knaqësi
ândrruese, e kândshme, që kalon përherë.
Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
se, pavarsisht çka buza e âmbël nxjerr,
zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonjâ
që shurdh, memec e qorr dashnia e ka bâ?
Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult