Pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish…

Letër dashurie e Ronald Reagan për bashkëshorten e tij, e shkruar më 4 mars 1983:

E dashur Zonjë e Parë!

E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit “Gëzuar Përvjetorin!”, në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt.

Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh.

Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty.

E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish.
Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme!

Të dua
Bashkëshorti yt mirënjohës,
Ronald

—————-

Lexo edhe:

RRAHMAN DEDAJ: SONTE MUND TË MË LËSH VETËM E T’IKËSH…