”Pretty woman”, një magji e papërsëritshme

pretty women
Julia Roberts has a drink with Richard Gere in a scene from the film 'Pretty Woman', 1990. (Photo by Buena Vista/Getty Images)

Kanë kaluar 40 vjet nga filmi ”An officer and a gentleman” dhe 32 nga ”Pretty woman”, por për Richard Gere, 73 vjeç, koha duket se ka ndalur.

Këmishë bojë qielli, pantallona të errëta dhe flokë të bardhë të prerë shkurt… Aktori amerikan, mik i Dalai Lamës dhe një budist i bindur, i ftuar nderi i Festivalit të Filmit ”Magna Grecia”, duket vërtet si një djalë.

”Një rixhirim i “Pretty woman”? Ka kaluar shumë kohë që kur filmi “Pretty Women” u shfaq për herë të parë dhe disa herë, i njëjti regjisor, Garry Marshall, më ka propozuar një ribërje të mundshme. Ai madje ka imagjinuar edhe zhvillime të çuditshme, por në fund nuk është bërë asgjë”, thotë Gere.

”Në fillim askush nuk e priste një sukses të tillë. Një film i aftë për të krijuar një formë të tillë identifikimi. “Pretty woman” ishte një magji. Një formë e të dashuruarit. Nuk e di pse bie në dashuri me dikë, por ndodh”, thekson aktori i thinjur.

“Unë jam tashmë një dinozaur i ekranit të vogël dhe jam gjithashtu i lumtur që jam i tillë…”, përfundon ai.

ObserverKult

Richard Gere dhe Julia Roberts

ObserverKult

Lexo edhe:

RICHARD GERE RRËFEN PËR FËMIJËRINË E VËSHTIRË: NËNA IME KUJDESEJ PËR GJITHÇKA…