Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti prezantoi së fundmi dy drejtuesit e rinj të dy teatrove, atij Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, përkatësisht Altin Basha dhe Gjergj Prevazi.
Margariti u shpreh e bindur se, “përvoja e Altin Bashës dhe Gjergj Prevazit do të shërbejnë për të ngritur nivelin e teatrit.
“Së bashku do të çojmë drejt zgjidhjes problemet që shqetësojnë komunitetin artistik”, theksoi Margariti.
Ministrja ndau edhe politikat e Ministrisë së Kulturës dhe prioritetet në platformat e drejtuesve, për teatrin që lidhen me ngritjen e nivelit artistik, hapjen në rang kombëtar e ndërkombëtar, mbështetjen e të rinjve, shpërblimin e aktorëve dhe reformimin e sistemit teatror mbi bazën e një ligji të posaçëm për teatrin./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
ALTIN BASHA RIKTHEHET NË TOP CHANNEL? ZBULOHET BASHKËPUNIMI ME SALSANO RRAPIN
Siç flitet, regjisori i njohur Altin Basha ka gjasa të rikthehet sërish në TopChannel.
Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është në bisedime me drejtuesit e Top Channel për të krijuar një program të ri, transmeton ‘tirananews.al’.
Thuhet se ky program do jetë një bashkëpunim me aktorin Salsano Rrapi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult