“Prezantueset e motit dhe pushtetarët të bëjnë kujdes me gjuhën shqipe”/ Akademiku: Përdorin fjalë të huaja pa qenë nevoja

“Shqipja është e bukur, shqipja është e pasur, duhet të kujdesemi më shumë për të, ta pasurojmë, t’ua rekomandojmë brezave të rinj”, ka thënë gjuhëtari dhe akademiku i nderit, Seit Mansaku në emisionin “Pas Mesnate”.

Gjatë intervistës, ai ka këshilluar të gjithë qytetarët shqiptarë që ta ruajnë identitetin e gjuhës shqipe dhe mos të përdorin fjalë të huaja pa qenë nevoja.

Mansaku ka marrë shembullin e prezantueseve të motit dhe të politikanëve, të cilët përdorin herë pas here fjalë të huaja, duke i këshilluar të bëjnë kujdes.

“Duhet ta ruajmë identitetin e gjuhës shqipe në ato raste kur shqipja mund t’i plotësojë nevojat me fjalët e veta. Për arsye stilistike mund të përdoren fjalë dialektore dhe të huaja, por jo në çdo rast.

Del një vajzë që jep kohën dhe thotë ndër të tjera që në krahinat veri-lindore do të jetë prezent shiu. Edhe ndërtimi është artificial.

Në shqip duhet ta thotë ‘do jetë i pranishëm shiu’, mjafton të thotë do të bjerë shi, do të ketë mot të keq.

Edhe pushtetarët thonë “u hospitalizuan kaq veta nga gripi”. “U hospitalizuan” nuk duhet, por duhet u shtruan në spital.

Edhe po të duash ta bësh folje atë, mund ta bësh u spitalizuan, por jo ‘u hospitalizuan’”, u shpreh gjuhëtari.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


PSE KA KAQ SHUMË EMRA SLLAVË NË SHQIPËRI?!

Gjuhëtari i njohur, Seit Mansaku, i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga duke sjellë shembuj konkretë tregoi se përse në Shqipëri ka kaq shumë emra sllavë.

Historiani i gjuhës u shpreh se, pavarësisht se sllavishtja nuk arriti ta transformojë gjuhën shqipe, ajo la gjurmët e saj në toponimi.

“Sllavët erdhën në Shqipëri nga shekulli i VII-të dhe është fakt që kanë qëndruar jo pak kohë në viset shqiptare dhe kanë lënë shumë gjurmë në onomastikë, toponimi. Sllavishtja nuk arriti ta transformojë gjuhën shqipe, por la gjurmët e saj në toponimi.

Për shembull: Zadrimë është emër sllav. Disa dijetarë patën bërë punime që tregonin se sllavët kudo që shkonin përpiqeshin t’i zëvendësonin emrat vendas me emrat e tyre në gjuhën sllave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult