Princ Leka reagon pas publikimit të dokumentit për floririn që mori Zogu: Dua dokumente të tjera, nuk i besoj

Princ Leka ka reaguar në lidhje me dokumentin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ku tregohej sasia e floririt që Mbreti Zog mori pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Ai shprehet se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlerë të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

“Personalisht më duket e tepërt që t’i kushtohet një emision një rrëfimi kaq të cekët, shkruar në gjuhën dhe për hesap të pushtuesit të kohës, pa një qëmtim të hollësishëm të kontekstit historik.

Fakti që rrëfimi në fjalë ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlerë të shtuar dokumentare dhe aq më pak e bën të pagabueshëm, të paktën për aq kohë sa nuk mbështetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara.

Ndjej keqardhje që profilet sociale të AQSH mëtojnë të bëjnë sensacion me copa letrash. AQSH ka për mision të ruaje dhe të vendosë në dispozicion të studiuesve një dokumentacion të plotë dhe cilësor.

Vendi nuk ka nevojë për sensacione, ka boll nëpër portale, por për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë. Leka II”, thuhej në reagimin e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani.

Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate, teksa dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë fash iste dhe vjen në formën e një raporti.

Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ARI QË MORI ME VETE MBRETI ZOG, ARKIVI PUBLIKON DOKUMENTIN: ËSHTË SHUMË MË TEPËR NGA SA DIHEJ DERI MË SOT

Arkivi i Shtetit ka publikuar për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë më e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zog ka marrë 250 mijë napolona ar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult