Princ William rrëfen momentin kur e mori vesh për vdekjen e Princeshë Diana

Princi William ka folur së fundmi rreth momentit kur mori vesh për ndarjen nga jeta të së ëmës, Princeshë Diana.

“Skocia është burimi i shumë kujtimeve të lumtura. Por edhe më të trishtuarave. Isha në kështjellën e Balmoral kur më thanë se nëna ime ndërroi jetë. Ende i tronditur, po atë mëngjes gjeta një vend të shenjtë në shërbim në Crathie Kirk. Dhe në ditët e errëta të pikëllimit që pasuan, gjeta rehati dhe qetësi jashtë në Skoci. Si rezultat, lidhja që ndjej me Skocinë do të jetë gjithmonë e thellë”, ka rrëfyer William, transmeto ‘lapsi.al’.

Gjithashtu ka zbuluar se në Skoci është njohur me bashkëshorten e tij, Kate Middleton, prandaj do të jetë një vend shumë special në zemrën e tij.

LEXO EDHE: Pas 26 vitesh zbulohet mashtrimi i gazetarit për intervistën me Princeshë Diana