Princat e përrallave nxisin dhunën, mos ua tregoni më fëmijëve këto budalliqe

edhe një herë

Duhet të kujdesemi shumë se çka t’u ofrojmë fëmijëve për lexim. Princat e përrallave nuk janë modeli me të cilët duhet t’i ushqejmë fëmijët para gjumit.

Debati se duhet rishikuar tekstet për fëmijë nuk ka heshtur. Përrallat nuk u kanë shpëtuar leximeve sociologjike, e interpretimeve të ndryshme nga ekspertët.

Shumë nga to, tashmë nuk po konsiderohen të denja për lexim dhe referim tek fëmijët.

Kështu mendon edhe Kazues Muta, profesoreshë në Universitetin e Osakos. Ajo u bënë interpretim gjinor dhe gjenë dhunë brenda tyre.

Ajo thotë se princat që njohim nga përrallat e Borëbardhës dhe Bukuroshes së Fjetur nuk promovojnë një romancë mes dy njerëzve, por “akte seksuale të detyruara ndaj një personi të pavetëdijshëm”.

Akademikja feministe dhe autore e librit, That Love is Sexual Harassment! pohon se princat në përrallat popullore të Bukuroshes së Fjetur dhe Borëbardhës janë mishërim i akteve seksuale.

Ajo madje nuk harroi të përmendë një incident që konfirmoi pohimet e saj kur një burrë u arrestua pasi kishte puthur një grua që ishte duke fjetur në një tren.

“Nëse ju mendoni logjikisht për Borëbardhën dhe Bukuroshen e Fjetur, këto tregime flasin për një princeshë që zgjohet nga puthja e një princi”, domethënë akti seksual ndaj një njeriu pa ndjenja.

Ju mund të mendoni se unë shkatërroj imagjinatën e të gjithëve, por këto histori nxisin dhunën seksuale dhe unë do doja që të gjithë ta dinin këtë gjë”-thekson shkrimtarja.

Përgatiti U.V/ ObserverKult


Lexo edhe:

SI U SHNDËRRUA KËNGA “CANDLE IN THE WIND” E ELTON JOHN NË KOLONËN ZANORE TË PIKËLLIMIT TË NJË KOMBI