“Princat e përrallave nxisin dhunën seksuale”

As princat e zanave nuk kanë shpëtuar nga akuzat për ngacmim seksual.  Ata mund të jenë në mendjen tonë si heronj simpatikë të përrallave, por Kazue Muta, një profesore në Universitetin e Osakas, ka një pikëpamje të kundërt. Ajo thotë se princat që njohim nga përrallat e Borëbardhës dhe Bukuroshes së Fjetur nuk promovojnë një romancë mes dy njerëzve, por “akte seksuale të detyruara ndaj një personi të pavetëdijshëm”.

Akademikja feministe  dhe autore e librit, That Love is Sexual Harassment! pohon se princat në përrallat popullore të Bukuroshes së Fjetur dhe Borëbardhës janë mishërim i akteve seksuale. Ajo madje nuk harroi të përmendë një incident që konfirmoi pohimet e saj kur një burrë u arrestua pasi kishte puthur një grua që ishte duke fjetur në një tren.

“Nëse ju mendoni logjikisht për Borëbardhën dhe Bukuroshen e Fjetur, këto tregime flasin për një princeshë që zgjohet nga puthja e një princi”, domethënë akti seksual ndaj një njeriu pa ndjenja. Ju mund të mendoni se unë shkatërroj imagjinatën e të gjithëve, por këto histori nxisin dhunën seksuale dhe unë do doja që të gjithë ta dinin këtë gjë”-thekson shkrimtarja./ ObserverKult