“Prindërit nuk donin të bëhesha artiste”, rrëfehet Vikena Kamenica: Këshillën e tyre po e zbatoj te ime bijë

vikena kamenica

Sopranoja e njohur shqiptare, Vikena Kamenica ka bërë një rrëfim tepër emocionues në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ajo ka zbuluar se prindërit e saj nuk dëshironin që e bija të ndiqte rrugën e muzikës klasike. Kjo pasi që të dy ishin artista të këtij zhanri dhe i dinin vështirësitë.

Megjithatë, Vikena vazhdoi për muzikë dhe sot ata janë krenarë që e bija i ka nderuar me sukseset e saj.

Sakaq, Kamenica ka theksuar se këtë këshillë të prindërve po e zbaton te vajza e saj, të cilën e ka mbajtur larg skenës.

“Të dy e kanë ditur forcën e madhe që ky zanat kërkon, që fillon dhe nuk mbaron kurrë. Ti mbetesh tërë jetën një student, se ke gjithë jetën për të studiuar. Çdo rol studiohet, ti ulesh në piano, ti kërkon një dëgjim, kërkon dikush të të thotë diçka, një analizë. Dmth sado e bën punën personale, je tërë kohën… për mua është një nga profesionet që je tërë jetën.

Megjithatë, emri i prindërve vazhdon lartësohet, mban jehonë, jam shumë e lumtur. Unë jam me tre breza në teatër dhe jam shumë e lumtur.

Halla ime që nuk jeton më ka qenë një ndër mezot e para të teatrit, më pas të dy prindërit dhe jam unë.

Më vjen keq që do e mbyll…”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ME LOT NË SY VIKENA KAMENICA TREGON: KY ËSHTË MOMENTI MË I VËSHTIRË NË JETËN TIME…

Vikena Kamenica, mexosopranoja e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit, ishte ftuar së fundi në emisionin “E ardhmja është vajzë” ku foli ndër të tjera për karrierën, por edhe jetën personale larg duartrokitjeve të skenës.

E përlotur dhe me zërin që i dridhet, Vikena Kamenica rrëfen çastin më të vështirë të jetës

Me lot në sy, Vikena tregoi se një vit më parë, nëna e saj u sëmur dhe iu desh të bëhej e fortë dhe të merrte e vetme vendime të rëndësishme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult