Aktori i humorit, Irgen Çela, ka rrëfyer si kurrë më parë pjesë nga fëmijëria e tij.
Aktori tek “S’e luan topi”, ka treguar periudhën kur prindërit e tyre janë përfshirë në një aksident dhe babi i tij mbeti i lënduar, ku i është dashur që të kalojë sfida në lidhje me shëndetin e tij.
Ndër të tjera ai ka treguar se i është dashur të punojë edhe gjatë periudhës së adoleshencës për të përballuar sfidat ekonomike.
Mami ka qenë mësuesja ime e parë, dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zysh. Jam fëmijë i vetëm.
Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe.
Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori në qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh.
Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor.
Ne kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamarier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes”, u shpreh aktori./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
NELSON SEJDIJA, AKTORI SHQIPTAR QË PO SHKËLQEN NË SKENËN BOTËRORE
Aktori Nelson Sejdija njihet për rolet në serialin e famshmëm turk “Grand Family” (2015 – 2021). Si dhe serialin e Netflix “Ertugrul” (2014 – 2019), një prej serialeve më të shikuara në Evropë.
Ka lindur në Shkup, Maqedonia e Veriut në vitin 1994 me prindër shqiptarë nga Kosova (Fehmi dhe Dashurie Sejdija).
Në vitin 2004 Nelson dhe familja e tij u zhvendosën në Prishtinë, ku jetojnë aktualisht. Në vitin 2017 kreu studimet për aktrim te Akademia e Arteve në Shkup.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult