Prishtina bëhet me revistë kulturore

Këtë të shtunë do të promovohet revista e parë kulturore institucionale në Prishtinë e cila do të quhet “Prishtinart”.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, derisa ka theksuar se kjo revistë kulturore është një botim i shtypur prej 200 faqesh e cila sjellë në dritë pasurinë dhe diversitetin e botës kulturore të kryeqytetit.

“Në faqet e kësaj reviste, do të gjeni artikuj, intervista me ikonat e Prishtinës dhe recensione të ngjeshura me pasion dhe njohuri, të shkruara nga disa prej mendjeve më të ndritura në fushën tonë kulturore. Në revistën kulturore të kryeqytetit, do të mësoni shumëçka për Prishtinën tonë”, ka njoftuar Rama.

Kjo revistë do të shpërndahet në institucionet publike, aeroport dhe po ashtu agjenci fluturimesh.

Ndërkaq përveç formës së shtypur, revista do të jetë e qasshme për të gjithë edhe në formen digjitale përmes QR code e cila do të publikohet së shpejti.

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMET E PANJOHURA TË TINKA KURTIT: JA ÇKA THA MEHMET SHEHU KUR MË PA NË NJË SHFAQJE

Është promovuar, kohë më parë, në Tiranë, libri “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” i autores Anila Mema.

Janë fletët e ditarit të bashkëshortit të Tinka Kurtit, që u botuan për herë të parë, për të hedhur dritë mbi jetën artistike të aktores. Ditari i Palokë Kurtit, është mbajtur ditë pas dite, që nga shfaqja e parë e Tinka Kurtit dhe deri në vitet 1990, kur ai u nda nga jeta.

“E pyeta Tinkën se si u mbajt ky ditar. Më tha: çdo natë kur shkoja në shtëpi pas shfaqjes, bashkëshorti im, më thoshte, “ulu aty e fol”. Më pyeste për shfaqjet, për rolin, më bënte kritika e vërejtje”, tha Anila Mema, që ka punuar një vit për botimin e librit me ditarin e bashkëshortit të Tinka Kurtit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


pano taçi
Pano Taçi, Foto nga: Qerim Vrioni, 2003

PANO TAÇI: DUA TË DI CILI JAM ME KAQ PLAGË NË GJI…

Poezi nga Pano Taçi

Kërkoj veten që s’e kam.
A ma pa njeri?
Dua të di cili jam
me kaq plagë në gji.

Kërkoj veten, bëj ta gjej
Thomëni, kush ma pa?
Dhe n’e gjej, me dhëmbë e brrej.
Brengat mua m’i la.

POezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult