Prishtina e Tirana thyejnë karantinën me Alba Trap

Dreamland, është albumi që doli mbrëmë nga karantina e dy artistëve, Ariol nga Prishtina dhe Ditty Beatz nga Tirana. Dy artistët që i përkasin stilit më avanguard të trap melodic kanë një bashkëpunim të gjatë të suksesshëm.

Trap është stili më i populluar te të rinjtë në botë që shquhet nga rrebelimi ndaj kanoneve të muzikës. Stil i paragjykuar fillimisht, por në 2019 triumfoi në Sanremo nga Mohamed me këngën Soldi, duke u vënë kapak diskutimeve.

Ditty Beatz është beatmaker dhe producer shumë i talentuar, i cili ka krijuar për këngëtarë ikona të trap-it botëror si Lil Peep, Teddy, Young Melly, Capital Bra etj.

Ariol, është artist i ri që jeton mes Prishtinës e Italisë. Ai thotë se ka vendosur të këndojë edhe në shqip, pikërisht për të sjellë valën e re edhe në muzikën tonë. Secila këngë e tij shquhet për origjinalitetin, tekstet dhe veçmas për ritmin e ri.

 Ariol tha për ne se Dreamland është krijuar brenda pak ditëve në karantinë. Secila këngë është bërë ashtu si u ka ardhur frymëzimi në moment pa shumë përpunime. Artistët kanë vendosur ta publikojnë pa pritur videoklipe, pasi kanë dashur ta shprehin thjesht përjetimet e tyre vetëm me ritmin e muzikës.

“Jo, nuk është e vërtetë që muzika shikohet”, thotë Ariol, “muzika ndihet për ata që kanë vesh. Të tjerët le ta kqyrin në TV”.

Albumi ka pasur një sukses të madh mbrëmë, ku është shpërndarë nga shumë artistë të rinj./ ObserverKult