I vdekuri doli nga arkivoli!…
Prisni 24 orë pastaj zini dashnor ose dashnore tjetër !!
Një nga artistët më të mëdhenj të Hollivudit, 007 ka thënë: Në kohën e sotme mos “vdisni”shumë për një grua se në varrimin tënd ajo do vijë me të dashurin dhe anasjelltas.
Pse ka të drejtë ky kolos sot?
Emisionet televizive sot edukojnë një brez pa ndjenja, vetëm interes “se jeta është e shkurtër”. Kjo përkthehet e mbërtheve bylyshin ose bylyshkën (që ka para) je në rregull, këtë brez edukojnë “korifejtë televiziv”.
Kur vdes një njeri me rregull ta quajmë fetar ose traditë e të parëve duhet të rrijë 24 orë në shtëpi (ose funeral sot) pastaj të varroset.
Në Berat një familje e prishi këtë rregull i biri që “vdiq”e varrosën më përpara.
Personi që “vdiq” ishte i ri dhe kortezhi në varrimin e tij ishte i madh.
Sipas traditës tonë arkivolin e mbajnë në krah dhe arkivoli sa hyri te dera e varrezave, gratë filluan të qanin me të madhe. Ishte një grua që qante me fjalë dhe bëri për të qarë gjithë kortezhin.
Por çfarë ndodhi??
“I vdekuri” i jep një shkelëm (kishte pasur vdekje klinike nuk i punonte asgjë) kapakut të arkivolit (të më fali 1000 herë se ky person rron sot në Berat). “I vdekuri ” kishte dhe trup atleti dhe ra në tokë si bien gjimnastët kur bëjnë Salto Mortale.
Drama ishte shumë e madhe një pjesë që ishin besimtar u larguan dhe me vete thoshin u ngjall shejtani.
Njërëzit e shtëpisë nuk po i besonin syve që i biri i tyre ishte gjallë. Ishte një përzjerje midis dhimbjes dhe dashurisë. Ca qanin, ca qeshin nga gëzimi se ishte gjallë.
Prandaj, gra dhe burra, djem e vajza që “dashuroni sot”, prisni 24 orë pastaj zini të dashur!
(Përgatiti Leonard Kolani)
ObserverKult
Kliko edhe: